Bojken Lako ka publikuar për herë të parë një foto me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Ai shfaqet duke e puthur bukuroshen bionde, e cila duket shumë e qeshur. Boikeni e ka shoqëruar foton në Instastory me një zemër të bardhë, duke etiketuar partneren.
Disa ditë më parë, i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.
“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, u shpreh ai./abcnews.al