FOTO/ Pamjet e trishta të qytetarëve ukrainas që po strehohen në stacionet e metrove

schedule08:14 - 25 Shkurt, 2022

schedule 08:14 - 25 Shkurt, 2022

Banorët e Ukrainës po strehohen në stacionet e metrosë për t’i shpëtuar sulmeve ushtarake ruse. Në fotot e shpërndara gjerësisht në mediat sociale shihen qytetarët, duke pëfshirë të moshuar dhe foshnja, të cilat kanë kaluar natën në stacionet e metrosë në Kiev dhe Kharkiv, shkruan BBC

Shumë prej tyre janë të mbështjellë me batanije.

Ukraina vendosi një shtetrrethim gjatë natës dhe stacionet e metrosë janë hapur për të gjithë banorët që kërkojnë të strehohen. Mijëra ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre duke shkuar në vendet fqinje – një shifër që Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët vlerëson se është mbi 100,000.

Polonia,  e cila ndodhet në lindje të Ukrainës ka ngritur gjithashtu qendra pritjeje përgjatë kufirit të saj në përgatitje për fluksin e refugjatëve.

/abcnews.al