Abcnws.al zbulon detaje të reja nga dosja hetimore mbi vrasjen dhe plagosjen në orët e para të ditës së sotme në Kavajë.
Gazetarja Enkelejda Arapi bën me dije se para hyrjes së Dritan Hoxhollit me dhunë në banesën e M.Qatjës, aty ka qenë i pranishëm polici Bledar Toci, sëbashku me Xh.Biturkun 27 vjeç, fqinj i 30 vjeçares si edhe E.Çela, shok i të resë.
Viktima Dritan Hoxholli dhe i plagosuri, polici Bledar Toci
Ndërkohë, ngjarja me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë mund të kishte marrë përmasa më të mëdha.
Thriller në Kavajë: Polici vrau të ish-të dashurin e të dashurës, arrestohet edhe vëllai i tij
Mësohet se në banesën e 30 vjeçares ndodheshin edhe tre fëmijët e saj të mitur, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar plumbave të shkrepur, të cilët kanë qënë 17 të tillë.
30 vjeçarja M.Qatja
Fëmijet janë të moshës 14, 9 dhe më i vogli 2 vjeç, të cilët kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje për fat të mirë.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan një armë automatike model 56 me një krehër me 28 fishekë, 16 gëzhoja të kalibrit 9 mm, copa të ndryshme metalike dhe predhash, një armë zjarri e tipit Glock dhe një gëzhojë mod 56 kalibri 7.62 mm. /abcnews.al