FOTO/ Noizy e mbështeti publikisht, Stresi habit me fjalët ndaj ish rivalit të tij

schedule13:01 - 21 Maj, 2022

schedule 13:01 - 21 Maj, 2022

Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund armiqësisë disa vjeçare. Muajt e fundit, ata kanë treguar se i kanë sheshuar problemet dhe tashmë gëzojnë një raport të mirë. Këtë gjë e vënë në pah dhe përmes mediave sociale. Së fundmi, Noizy ka treguar mbështetjen për projektin e ri të Stresit.

Noizy ka publikuar këngën e re në Instastory, postim të cilin më pak e ka shpërndarë dhe Stresi. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ka qenë mbishkrimi me të cilin e ka shoqëruar. “Gjysma ime ti.”, ka shkruar reperi shoqëruar me emojin e një peshkaqeni.

Kujtojmë që Stresi iu përgjigj pyetjes që merr më së shumti tani nga ndjekësit. Kur do të vijë me një duet me Noizy-n? “E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“, tha ai.