FOTO/ Një hap larg rrezikut: Nëna zbulon përmes fotove se ku kishin shkelur fëmijët e saj

schedule13:02 - 15 Tetor, 2019

schedule 13:02 - 15 Tetor, 2019

Motër dhe vëlla ishin duke bërë një shëtitje në pyll pranë Victorias teksa nëna e tyre i bën një foto nga mbrapa për të fiksuar këtë moment.

Por, teksa ka parë fotot pas shëtitjes, nëna ka vërejtur se një moment fëmijet e saj kanë qenë një hap pranë vdekjes pasi tek këmbët gjendej një prej gjarpërinjve më helmues të zonës.

Bëhet fjalë për “gjaprin kaf të lindjes”, i cili është përgjegjës për 41% të vdekjeve prej kafshimit të gjarpërinjve në Australi dhe shkakton arrest kardiak vetëm pak minuta pasi ka futur helmin në trupin e viktimës, raporton abcnews.al.

Për fat të mirë fëmijët janë mirë, megjithatë ky është një tjetër sinjal alarmi se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kurdorherë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!