FOTO/ Ngrinë 15 orë në -25 gradë, zbulohet kombësia e viktimave në kamionin britanik

schedule12:16 - 24 Tetor, 2019

schedule 12:16 - 24 Tetor, 2019

39 trupat e gjetur brenda një kamioni bullgar në Angli i përkasin kombësisë kineze. Janë mediat britanike që konfirmojnë shtetësinë dhe kombësinë e viktimave të gjetura.

Trupat e 38 burrave dhe grave dhe një adoleshenti u zbuluan brenda kontejnerit në një pronë industriale në Grays në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, menjëherë pasi arriti një traget nga Belgjika.

Ngrinë në -25 gradë, vdekja e ngadaltë e 39 personave brenda kamionit në Angli

39 persona kishin destinacion Britaninë e Madhe dhe ishin nisur për atje me një kamion.

 

 

Ata hipën në kamionin e drejtuar nga Mo Robinson, 25 vjeç, që tashmë është i arresuar si i dyshuar për vrasje në masë.

Në përfundim të rrugës ata u gjenden të gjithë të vdekur.

Hetimet nxorrën se ata u përballen me temperatura shumë të ftohta brenda në kamionin frigorifer, i cili transportonte biskota.

Temperatua ishte -25 gradë, ndërsa ekpertët kanë zbuluar se gjatë udhëtimit personat kanë kërkuar ndihmë, por pa rezultat.

Në fund të 15 orëve rrugë ata përfunduan të gjithë të ngrirë duke shkaktuar kështu një ndër tragjeditë më të mëdha në këtij lloji në Britaninë e Madhe.