Foto nga shtrati dhe shumë dashuri, çfarë dedikimi nga Alvaro Morata

schedule09:01 - 9 Qershor, 2020

schedule 09:01 - 9 Qershor, 2020

Alvaro Morata është i lumtur krah modeles Alice Campello. Prindër të dy fëmijëve, çifti shpesh shpërndan në rrjetet sociale foto nga përditshmëria e tyre dhe momentet speciale. Së fundmi, sulmuesi i Atletico Madrid i ka bërë një dedikim mjaft të bukur partneres së tij.

Morata ka postuar në “Instagram” një foto të tij me Alice në shtrat dhe qartazi shikohet sa të lumtur dhe të dashuruar janë me njëri tjetrin. Fotoja nuk mjafton dhe spanjolli mendon edhe t’i bëjë një dedikim italianes bukuroshe.

 

Foto e postuar në Instagram nga Alvaro Morata

“Do të zgjidhja njëmijë herë pa u menduar një moment. Jam shumë krenar për ty, shumë krenar”, shkruan Alvaro, i cili është fejuar në dhjetor të vitit 2016 me Alice, ndërkohë që një vit më pas u martuan dhe kanë dy djem binjakë, Alessandro dhe Leonardo. /abcnews.al