FOTO/ Nga djali i ish-kryekomunarit tek i shumëkërkuari i policisë, këta janë disa nga të arrestuarit për laboratorin e drogës në Fier

schedule13:19 - 25 Nëntor, 2022

schedule 13:19 - 25 Nëntor, 2022

10 shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze që zbuloi një laborator droge në fshatin Frakull të Fierit.

Lexo edhe: Laboratori i kokainës në Fier, zbardhen emrat e 10 të arrestuarve shqiptarë

Abc ka siguruar edhe fotot e disa prej të arrestuarve, ndër të cilët edhe emra të njohur për policinë.

Nga pranga ka rënë Klajdi Kodra, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, te “Komuna e Parisit” një vit më parë. Policia arrestoi më herët vëllanë e tij, gjithashtu i përfshirë në plagosje.

Lexoni KËTU çdo lajm për Klajdi Kodrën

Klajdi Kodra
Bledar Matoshi

Po ashtu janë arrestuar edhe Bledar Matoshi dhe Denilson Çervanaku, djali i ish-kryekomunarit të Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku.

Denilson Çervanaku

Të arrestuarit nga operacioni i SPAK: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy shtetas kolumbianë, të cilët merreshin me përpunimin e kokainës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

Kujtojmë që në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 600 thasë me pleh kimik brenda të cilëve kishte kokainë dhe fishekë.

Lexo edhe: Laboratori i drogës në Fier, SPAK del në konferencë: U sekuestrua rreth 430 kg “e bardhë”

SPAK bëri me dije në një konferencë ditën e sotme se janë sekuestruar rreth 430 kg kokainë 5.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!