Neymar është një nga futbollistët më të paguar në botë dhe kjo i jep mundësinë të bëjë të tijin edhe mjete, që i blejnë vetëm të pasurit.
Sulmuesi i PSG është me pushime në Brazil dhe duke marrë parasysh kaosin e vendlindjes së tij, ka zgjedhur të udhëtojë me helikopter.
Neymar ka postuar një foto në Instagram, para shtëpisë e tij, ku në sfond duket pikërisht “bisha” e brazilianit, një helikopter “muskuloz”.
Braziliani nuk ka harruar t’i vendosë inicialet mjetit të tij, teksa këto ditë ai ndodhet në Brazil, ku po shijon pushimet me familjen, pas mbylljes së sezonit. /abcnews.al