FOTO/ Në shitje prej muajsh, si duket shtëpia “më e vetmuar” në Angli

schedule15:49 - 29 Mars, 2023

schedule 15:49 - 29 Mars, 2023

Në Yorkshire Dales, Angli, mund të gjesh një nga shtëpitë më të izoluara në Britaninë e Madhe, e cila është në shitje që nga vera, dhe fakti që duhet të ecësh 20 minuta për të arritur deri në hyrje të saj nuk e ndihmon shitjen.

Duket se shtëpia është shumë e izoluar edhe për njerëzit më introvertë. Ata që do të banonin në këtë shtëpi do të duhet të udhëtojnë 11 kilometra për të blerë sende ushqimore në qytetin më të afërt të Ingletonit. Gjithashtu, deri te dera e përparme është e nevojshme të ecësh 20 minuta në këmbë sepse nuk është e mundur të afrohesh me veturë,  shkruan “Daily Mail”.

Si rezultat, çmimi i kërkuar u ul me 50 mijë funte, duke rënë nga 300 në 250 mijë. Shtëpia u ndërtua fillimisht në vitet 1940 me urdhër të hekurudhës së Londrës. Shtëpia ka nevojë për shumë punë për ta restauruar. Aktualisht nuk është e lidhur me energjinë elektrike dhe ka gjurmë lagështie dhe vrima në dysheme.

Agjencia imobiliare pretendon se ka shumë potencial – ka shumë hapësirë ​​brenda, me një qilar, kuzhinë dhe tre dhoma gjumi dyshe. Prona ndodhet në itinerarin Three Peaks Challenge, si dhe në linjën hekurudhore Settle-Carlisle, duke e bërë atë një vendstrehim ideal për alpinistët ose vëzhguesit e trenave. Agjenti i pasurive të paluajtshme Fisher Hopper e quan blerjen e kësaj shtëpie “një projekt emocionues rinovimi në një vend mahnitës të bukur”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!