FOTO/ Në pranga për grup kriminal në Greqi, gjeorgjiani përdorte emrin e ish-efektivit të Sarandës

schedule14:49 - 21 Shkurt, 2024

schedule 14:49 - 21 Shkurt, 2024

GREQIA- Policia greke ka publikuar identitetet e një grupi kriminal të përbërë nga shtetas gjeorgjianë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në vjedhje, rrëmbime, gjobëvënës dhe fajde.

Gjatë operacionit policia greke sekuestroi para cash, drogë, armë dhe sende të ndryshme të dyshuara të vjedhura. Nga aktiviteti kriminal ky grup kishte përfituar mbi 200 mijë euro ndërkohë që po hetohet pjesëmarrja e tyre në një sërë veprash kriminale. Nga 6 identitetet e gjeorgjianëve të publikuara, policia ka publikuar identitetin e dyfishtë njërit prej tyre.

Konkretisht në sistemin e policisë greke një prej të dyshuarve rezulton me dy identitete, konkretisht si Giga Tchilaia, 38 vjeç shtetas Gjeorgjia,  por edhe si Gëzim Qemal Elmazi i datëlindjes 26.06.1977.

Ky identitet i përket një banori të Sarandës, ish-efektiv i Komisariatit të Sarandës, person me precedentë penalë, i arrestuar për pengmarrje në vitet 2000, por edhe në korrik 2017 si ndihmues i një grupi grabitësish të armatosur që vepronin në kufirin greko-shqiptar, ku gjatë arrestimit të tyre në Sarandë u sekuestruan 2 pistoleta dhe sende të vjedhura në fshatrat grekë pranë kufirit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!