Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ “Në luftë me COVID-19”, infermierja e rraskapitur fle mbi timonin e ambulancës

schedule17:38 - 27 Tetor, 2020

schedule 17:38 - 27 Tetor, 2020

Të rraskapitur, por infermierët, mjekët, punonjës të personelit mjekësor, nuk kanë hequr dorë nga përballja me COVID-19.

Të gatshëm për të shpëtuar qytetarët, hera-herës kemi parë fotografi të publikuara në rrjete sociale që tregojnë sa humanitetin aq edhe lodhjen e mjekëve, pas një periudhe të vështirë nga COVID-19.

Që duket sa i paparashikueshëm aq edhe i pamenaxhueshëm.

Më e fundit është edhe fotoja e infermieres Aurora Tocco vetëm 22-vjeç, e rraskapitur, është fotografuar në timonin e ambulancës, pas tetë orësh pritje për të hyrë në dhomën e urgjencës së spitalit Villa Sofia bë Palermo, me një nga pacientët me koronavirus.

Një nga imazhet simbolike të kësaj vale të dytë të koronavirusi, fotoja u publikua nga një koleg i saj, ndërsa shprehet: Tetë orë dhe nuk ka mbaruar akoma”.

 Infermierja, Aurora Tocco 

Më herët tërhoqi vëmendjen fotoja e  infermierëve të ulur në stolat jashtë spitalit, të lodhur, por duke pritur ambulancën me pacientë me COVID-19.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!