FOTO/ Në 10 vjetorin e martesës, çifti i njohur i thotë “Po” sërish njëri-tjetrit

schedule21:15 - 20 Tetor, 2022

schedule 21:15 - 20 Tetor, 2022

Marrëdhënia e Jessica Biel dhe Justin Timberlake po bëhet më e fortë. Aq e fortë, saqë ata i thanë “po” njëri-tjetrit sërish. Jessica bëri me dije lajmin e bukur përmes një postimi teksa festonte 10 vjetorin e martesës me këngëtarin e famshëm. “Të jesh e martuar me ty është aventura e jetës!”, shkroi Biel.

Krahas fotove, ajo ka ndarë dhe një moment nga ceremonia kur i thanë sërish “po” njëri-tjetrit. Biel zbuloi se ceremonia u zhvillua në Itali, aty ku gjithçka filloi në vitin 2012. Mes të tjerash, Jessica theksoi se për look-un e saj ishte kujdesur Giambattista Valli, shtëpia e modës që krijoi fustanin e saj të nusërisë.

Që kur u martuan një dekadë më parë, Timberlake dhe Biel kanë mirëpritur dy fëmijë së bashku: Silas, 7 dhe Phineas, 2 vjeç.