FOTO/ Moschino Vjeshtë 2020, nga u frymëzua Jeremy Scott?

schedule09:16 - 21 Shkurt, 2020

schedule 09:16 - 21 Shkurt, 2020

Shfaqja Moschino Vjeshtë 2020 u mbajt në Milano dje në mbrëmje vonë, megjithëse dizajneri Jeremy Scott duket se kishte në mendje Parisin.
Çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin fustanet-tortë, që imitonin kremin dhe trëndafilat tipike të tortave shkruan FN.

 

 

Aksesorët gjithashtu përputheshin me motivet e tortës, pasi patën formë ëmbëlsirash. Gjithë sfilata, duke filluar nga modelet e flokëve e deri te fustanet, patën një frymëzim: Marie Antoinette.

 


Marie Antoinette, mbretëresha e fundit e Francës para Revolucionit Francez, gruaja e mbretit Louis XVI, mbahet mend në histori ndër të tjera edhe për frazën e famshme “Le të hanë tortë”. Mendohet se gjatë Revolucionit Francez, teksa i thanë se njerëzit po vdisnin urie dhe nuk kishin bukë, mendohet se Marie Antoinette tha “Le të hanë tortë”.

Në fakt ky është përkthimi më i përhapur, pasi në frëngjisht fraza origjinale është “le të hanë briosh” (qu’ils mangent de la brioche). Asokohe, brioshi konsiderohej një gatim luksi.

 

Kjo fjali u konsiderua nga fshatarët dhe njerëzit e varfër si diçka e pashpirtë nga ana e saj. Megjithatëse fraza i atribuohet zakonisht mbretëreshës Marie Antoinette, nuk ka të dhëna të besueshme që e tha ajo./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!