FOTO/ Ministrat shëtitje me fëmijët, Shalsi nuk i “bindet” Ramës

schedule12:17 - 19 Prill, 2020

schedule 12:17 - 19 Prill, 2020

Orarin për lëvizjen e lirë për nënat me fëmijë deri në 10 vjeç e kanë shfrytëzuar edhe dy ministrat e kabinetit qeveritar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu është parë bashkë me vajzën e saj në sheshin Skëndërbej, duke ruajtur distancën nga prindërit e tjerë.

Lexo edhe: Saranda bosh, nënat me fëmijë nuk dalin nga shtëpia në orarin e lejuar

Ndërkohë që në rrugët e kryeqytetit është fotografuar edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, ndonëse leja ishte parashikuar vetëm për nënat./abcnews.al