Procesi i shitjes së Vllaznisë duket se do të jetë më i gjatë seç e kishim parashikuar dhe do hasë në pengesa të shumta. Ditën e sotme për herë të dytë gjatë gjithë periudhës së hapjes së ankandit është ndalur procesi i vazhdimit të ankandit për shitjen e klubit.
Shkak për këtë është bërë ankesa e ofertuesit Almiro Gurakuqi, i cili u skualifikua pak javë më parë nga ankandi për mungesë dokumentacioni dhe pas ankesës në media, ai e ka ankimuar edhe në Komisionin e Prokurorimit Publik, që i ka pranuar kërkesën për të shqyrtuar edhe një herë dokumentet e këtij subjekti dhe procesin në tërësi.
Komisioni i Prokurorimit Publik do të dëgjojë dhe shqyrtojë ankesën e subjektit të lartpërmendur dhe më pas do të dalë me një vendim zyrtar. Kujtojmë se i vetmi që kishte mbetur në garën për blerjen e Vllaznisë ishte Alban Xhaferi. D.L/abcnews.al