“Erdogani po mban peng 50 bomba bërthamore amerikane në bazën strategjike të Incirlikut”.
Kështu shkruajnë sot mediat britanike duke iu referuar përplasjes SHBA-Turqi pas operacionit të kësaj të fundit në veri të Sirisë, gjë të cilën administrata Trump e ka dënuar duke vendosur sanksione ndaj ministrave dhe ekonomisë turke.
Mbushja “B61-12”
DailyMail shkruan ndër të tjera duke iu referuar burimeve nga zyrtarë të lartë amerikanë në Pentagon se qendrimi i 50 mbushjeve bërthamore “B61-12” është një rrezik i madh për rajonin në momentin kur këto dy shtete janë në një përplasje të hapur me njeri-tjetrin, ndërsa praktikisht këto armë janë peng i Erdoganit në bazën e Incirlikut, transmeton Albeu.com.
Baza e Incirlikut ne Turqi
Departamenti i Thesarit në SHBA ka vendosur sanksione ndaj tre ministrave të qeverisë së Turqisë pas operacionit të nisur në Siri me argumentin se po shkelen të drejtat e njeriut dhe i është hapur rruga krimeve kundër njerëzimit.
Sanksionet e firmosura nga Presidenti Trump përfshijnë ministrin e Mbrojtjës së Turqisë, Ulusi Akar, ministrin e Brendshëm Suleiman Soylu dhe ministrin e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Donmez.
Zhvillimet me te fundit ne Siri
Sanksionet parashikojnë bllokimin e këtyre ministrave, gjë e cila përkthehet në ndalimin e kontakteve ekonomike, politike apo diplomatike me ta. Sipas dokumentit, kush thyen këtë vendim të Departamentit të Thesarit pëson të njëjtat sanskione.
Gjithashtu, më parë Trump njoftoi se kishte pezulluar bisedimet për marrëveshjen e tregtisë 100 miliard dollar me Turqinë si edhe ka rritur me 50% tarifat e importit për çelikun me origjinë nga Turqia.
Turqia vijon operacionin në veri trë Sirisë prej disa ditësh duke theksuar se kërkon të ndërtojë një korridor të sigurt për kthimin e refugjatëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së forcave separatiste kurde, të cilat ajo i quan terroristë.