FOTO/ “Me marshin e drejtësisë”, Rama përshëndet aksionin e qytetarëve në Prishtinë

schedule14:52 - 2 Prill, 2023

schedule 14:52 - 2 Prill, 2023

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur marshin e qytetarëve në Prishtinë në mbrojte të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Shefi i qeverisë shqiptare ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ndërsa ato i shoqëron me mbishkrimin “me marshin e drejtësisë”.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Ish-drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzohen me pretendimin se kanë kryer krime lufte dhe aktualisht ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020/n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!