FOTO/ Me fanellën e Kombëtares Shqiptare, aktori i njohur Danny Glover viziton Akademinë e Arteve

schedule14:00 - 2 Maj, 2023

schedule 14:00 - 2 Maj, 2023

Aktori dhe producenti i njohur amerikan, Danny Glover, ka ardhur në Shqipëri. Pasi vizitoi Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë, ai ka shkuar në Akademinë e Arteve. Glover është pritur nga personalitetet e kinematografisë shqiptare, Kastriot Caushi dhe Petrit Malaj. Ai është shfaqur me një fanellë të Kombëtares Shqiptare me numrin 1 dhe mbiemrin e tij, duke tërhequr vemendjen e të gjithëve.

Danny Glover është figurë e njohur për ekranin prej më shumë se 35 vjet.

Glover lindi në San Francisko, Kaliforni, nga Carrie (Hunley) dhe James Glover, punonjës të postës që ishin gjithashtu aktivë në të drejtat civile.

Ishte debutimi i tij në Broadëay në Fugard’s Master Harold…and the Boys, i cili e bëri atë të famshëm në të gjithë botën dhe bëri që regjisori Robert Benton t’i jepte Glover rolin e tij të parë kryesor në filmin ‘Places in the Heart’ të nominuar për Oscar® të vitit 1984.

Glover gjithashtu ka shërbyer si Ambasador i Vullnetit të Mirë për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim nga 1998-2004, duke u fokusuar në çështjet e varfërisë, sëmundjeve dhe zhvillimit ekonomik në Afrikë, Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe shërben si ambasador i UNICEF-it./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!