FOTO/ “Më falni! Luajta i dëmtuar”, Vangjel Zguro reagon pas të kuqit në finale

schedule11:37 - 1 Qershor, 2021

schedule 11:37 - 1 Qershor, 2021

Skënderbeu nuk arriti t’i bëjë ballë Vllaznisë ditën e djeshme dhe humbi ndeshjen me shifrat 0-1, duke mos mundur të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe arritur një kualifikim teorik në Europë, çka do i ulte një vit dënimin.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, Vangjel Zguron, e tradhtuan nervat në fund të ndeshjes dhe pas një ndërhyrje të ashpër në mesfushë, ai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Hamiti në minutën e 86.

Pas ndeshjes pogradecari postoi një shKrim të shkurtër në Instagram, ku uron Vllazninë dhe i kërkoi falje gjithë tifozëve korçarë, teksa shton se ka luajtur i dëmtuar dhe ka marrë injeksion kundër dhimbjeve në finalen e djeshme.

“I uroj suksese Vllaznisë. I kërkoj falje të gjithë tifozëve korçarë. Është pse isha i dëmtuar, kam luajtur me gjilpërë, por nuk ja arrita qëllimit.

Nuk ishte ndeshje e mirë për mua personalisht dhe për gjithë ekipin. Kemi mundësi më shumë si ekip, por sot (dje) nuk ishte dita jonë. Vazhdojmë me kokën lart, ne jemi Skënderbeu”, shkruan mbrojtësi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!