Kylian Mbappé tani mund të quhet ndryshe “Pinguino”. Pas fitores kundër Lille, në të cilën ai realizoi një “hat-trick”, sulmuesi francez ndau një imazh në të cilin tregoi pseudonimin e ri që i vendosën në dhomën e zhveshjes së PSG-së.
Fitorja madhështore 7-1 i lejoi skuadrës së drejtuar nga Christophe Galtier të linte pas të gjitha thashethemet për një konflikt mes francezit dhe Neymar, që qarkulluan javën e kaluar dhe shqetësoi skuadrën pariziene, e cila këtë vit mbron titullin e Ligue 1 dhe sërish ka objektivin e madh për të fituar Champions League.
Në këtë kontekst, bashkimi i grupit është jetik dhe lidhja e mirë mes lojtarëve konsiderohet e rëndësishme për të sfiduar skuadrat më të mira në Evropë.
Pas fitores, sulmuesi 23-vjeçar ndau imazhin e topit që mori për tre golat me firmën e disa bashkëlojtarëve. Por një detaj tërhoqi vëmendjen, aq më tepër sepse ai vetë e miratoi me disa “emoji”.
“Pinguino” do të ishte pseudonimi i ri i Mbappe. Përveç kësaj, në foto mund të shihni se ky pseudonim shoqërohet me një “N°1”.
Kush e vuri? Achraf Hakimi, një nga miqtë e tij më të mirë në dhomën e zhveshjes. Së bashku me Sergio Ramos, ata formojnë një treshe mjaft të ngushtë në skuadër.
Mbrojtësi, i cili kishte një periudhë te Real Madridi, flet rrjedhshëm gjuhën spanjolle dhe prej andej do të lindte afërsia me atë fjalë. Tani për tani është një mister pse ky term i veçantë.
Megjithatë, duket se Kylian e ka marrë me kënaqësi, pasi nuk ka ngurruar të ndajë imazhin dhe të pasqyrojë klimën positive në dhomën e zhveshjes së PSG-së.
/f.a/abcnews.al