Abc ka siguruar foton e 52-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Tiranës. 52-vjeçari për shkak të bindjeve radikale, prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur në shtëpi, të cilët i dhunonte në mënyrë të vazhdueshme.
Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të familjarëve të gruas për atë që po ndodhte në shtëpi.
Në videon e siguruar nga Abc, shihet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia bëri me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Lexo edhe: Prej 6 vitesh mbante të ngujuar në banesë gruan me fëmijët, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë: I dhunonte për shkak të bindjeve radikale
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale”, thuhej në njoftimin e bluve.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/Abcnews.al/