FOTO/ Makinat u bënë copë, pamje të frikshme nga aksidenti ku humbi jetën shefi i policisë bashkiake

schedule18:12 / 24/01/2020

Ka qenë përplasje e fortë ajo mes dy makinave që solli vdekjen e 45 vjeçarit Ardian Vreto gjatë pasdites së sotme në fshatin Pishkash në aksidein Librazhd-Qafë Thanë.

Abcnews.al mëson se nga përplasja kanë mbetur edhe tre të lënduar që u transportuan në spitalin e Librazhdit.

Vreto është vëllai i kreut të PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto, ndërsa sëfundmi ishte shefi i Policisë Bashkiake të Përrenjasit.

Lexo edhe: SKANDAL/ 1 i vdekur 3 të lënduar: Spitali i Përrenjasit nuk kishte energji kur derguan te aksidentuarit

Ardian Vreto ka qenë polic më parë.

Policia dyshon se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë dhe një parakalim i gabuar. /abcnews.al

schedule18:12 / 24/01/2020