FOTO/ Lumturi në Ukrainë pas 9 muajsh luftë, qytetarët festojnë çlirimin e Kherson

schedule15:04 - 12 Nëntor, 2022

schedule 15:04 - 12 Nëntor, 2022

Kievi ka festuar për herë të parë që nga nisja e luftës mbrëmjen e djeshme. Banorët e qytetit të çliruar Kherson ishin protagonistët kryesorë. Banorët e rajonit Kerson në jug të Ukrainës e kanë kaluar natën në sheshin Maidan në Kiev duke festuar për çlirimin e qytetit të tyre.

Atmosfera festive vjen pas 9 muajsh lot dhe dëshpërim që kur nisi sulmi rus në 24 shkurt. Banorët e Kersonit që u nisën për në Kiev filluan të grumbulloheshin në sheshin Maidan rreth orës 19:00 të mbështjellë me flamuj, ata përqafonin njëri-tjetrin.

Ish-kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Danylyuk, ka thënë për BBC-në se çfarë do të thotë rimarrja e Khersonit për bashkëkombësit e tij ukrainas.

“Është pothuajse si një festë kombëtare, të gjithë brohorasin, urojnë njëri-tjetrin,” tha ai.

“Pra, është një fitore e madhe, por ne e kuptojmë se lufta nuk ka mbaruar.”

Ai thotë se muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë, por shton se kur bëhet fjalë për motivimin mes trupave ukrainase: “Ne po mbizotërojmë”.

Qyteti mund të jetë një portë për forcat e Ukrainës në të gjithë rajonin Kherson me dalje në Detin e Zi në perëndim dhe Detin Azov në lindje.

Administrata ushtarake ruse e instaluar në jug të Ukrainës tha se forcat e Kievit po avanconin për në rajonin e Zaporizhias.

/abcnews.al