Blogerja, Lori Hoxha është një ndër vajzat me më shumë stil në Instagram. Ajo është kthyer tashmë në një inspirim për të gjitha vajzat, kur bëhet fjalë për veshjet më të fundit.
Së fundmi, Lori ka ndarë në InstaStory një foto para pasqyrës, ndërsa vëmendje kanë tërhequr pantallonat e lëkurës që ajo mbante të veshur.
Të shumta janë ato që i kanë kërkuar Lorit t’i tregojë ku i ka marrë pantallonat, ndaj 27-vjeçarja s’ka vonuar të përgjigjet.
Ndërkohë, kur bëhet fjalë për çmimin, pantallonat e saj të lëkurës janë të markës off-ëhite dhe kushtojnë sa nuk jua pret mendja. Vetëm për këto pantallona, Lori ka shpenzuar plot 910 euro.
Blogerja është dalluar gjithmonë për shifrat marramendëse që harxhon, edhe këtë herë nuk kishte se si të bënte përjashtim. l.k/abcnews.al