Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje të plotë me Barcelonën pasi vuajti dënimin me tre ndeshje në La Liga.
Sulmuesi ishte padyshim i lumtur që më në fund iu bashkua skuadrës, kjo është shumë e dukshme edhe në fotografi.
Lewandowski ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Barçës kundër Atletico Madrid, Getafe dhe Girona. Në të gjitha këto ndeshje Blaugranët fituan, por nuk arritën të shënonin më shumë se një gol.
Lewandowski është ende golashënuesi më i mirë në La Liga me 13 gola në 15 ndeshje. Deri më tani, ai ka shënuar 22 gola për Barçën në të gjitha garat. /G.D abcnews.al/