FOTO LAJM/ Sekuestrohet “Range” luksoz në Morinë, çfarë zbuloi policia pasi “hapi letrat”

schedule18:00 - 28 Korrik, 2022

schedule 18:00 - 28 Korrik, 2022

Sot nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura “Land Rover” me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet  U.R., viti i lindjes 1992. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.

Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021. Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri”, njofton policia, transmeton Express.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.

“Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë”, thuhet tutje në njoftim. /GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!