FOTO-LAJM/ Meta krah Yuri Kim në forum, Kryemadhi i filmon me telefon

schedule10:06 - 25 Maj, 2022

schedule 10:06 - 25 Maj, 2022

Presidenti Ilir Meta ndodhet në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku  po flitet për “Trendin aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, ndërsa e pranishme në këtë tryezë është edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, Senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme.

Ajo që vihet re është edhe prezenca e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se trafikimi i qenieve njerëzore vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën. Ndërkaq ai shtoi se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe dënimin e autorëve të përfshirë.

“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra. Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë. Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!