FOTO LAJM/ Mesazhi i frikshëm në tanket ruse përballë Ukrainës

schedule13:39 - 15 Prill, 2021

schedule 13:39 - 15 Prill, 2021

Rusia ka bërë një hap të shpejtë ndaj Ukrainës, pavarësisht thirrjeve për të ulur gjakrat. Vendi ka aplikuar “bojë lufte” në tanket dhe automjetet e blinduara ruse në zonën kufitare.

Ky ishte hapi i parë që erdhi menjëherë pasi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i bëri thirrje për të kufizuar praninë ushtarake.

Rusia ka aplikuar vija të bardha mbi mjetet luftarake, metodë e cila ka për qëllim të dallojë trupat miqësorë dhe armike gjatë konfliktit, informon abcnews.al.

Pra, siç duket, Rusia sfidoi Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën me mesazhin se jemi gati për luftë.

Është deklaruar se 80 mijë ushtarë dhe qindra tanke dhe automjete ndodhen në zonën kufitare të Rusisë.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) William Burns, tha dje se vendosja e Rusisë në kufirin ukrainas ka arritur përmasat që lejon një ndërhyrje të kufizuar ushtarake.

Sipas raporteve të fundit, Presidenti rus Vladimir Putin po mendon të dërgojë 30 mijë ushtarë të tjerë në rajon, ditët në vijim.

Rusia ndërmori një hap të ngjashëm gjatë Luftës së Ftohtë. Rusia Sovjetike ndërhyri në valën e protestave kundër Partisë Komuniste në Çekosllovaki, ku tanket e përfshira në pushim në vitin 1968 u ngjyrosën me vija të bardha./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!