Në protestën e thirrur nga Berisha, Tabaku për ABC News: Jam pjesë e PD

schedule20:45 - 11 Korrik, 2024

schedule 20:45 - 11 Korrik, 2024

Jorida Tabaku i është bashkuar protestës së PD-së së thirrur nga Sali Berisha.

Ndonëse ka mbajtur qëndrime të ndryshme nga grupimi i Berishës, deputetja demokrate është parë në protestën që po mbahet para kryeministrisë, edhe pse në distancë.

Në një prononcim të shkurtër për ABC News, deputetja tha: “Unë jam pjesë e PD. Nuk ka asnjë diskutim. Për mua nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse PD-së.

Protestuesit pritet të kërkojnë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve./abcnews.al