Mes flakëve dhe tymit që mbuloi banesën në Shkozë, ky zjarrfikës mendoi për të shpëtuar dhe një mace. Dhe për këtë duket se kjo e fundit i është shumë mirënjohëse për jetën që i shpëtoi!
Në foton që ka siguruar ABC News, macja nuk i “shqitet” nga krahët zjarrfikësit hero.
Mëngjesin e sotëm në zonën e Shkozës në Tiranë një banesë sociale në katin e tretë të një pallati u përfshi nga flakët. Forcat zjarrfikëse menjëherë shkuan në vendin e ngjarës për të neutralizuar flakët dhe për të evakuuar banorët e pallatit./abcnews.al