Pjesëmarrja e skuadrave shqiptare në Europë vitet e fundit ka qenë pozitive, pasi ekipet kanë arritur të kalojnë disa ture.
Në bazë të ndeshjeve të luajtura në kompeticionet europiane kemi edhe skuadrën që renditet më lart se skuadrat e tjera.
Sipas “Newsport.al”, UEFA së fundmi ka publikuar renditjen dhe sa i takon Abissnet Superiore, skuadra që renditet më lart në këtë listë është Laçi, me kurbinasit e Shpëtim Duros që kanë koeficientin më të lartë.
Pas bardhezinjve renditet Kukësi dhe Teuta, ndërsa Partizani lë pas në renditje Skënderbeun, ku pas tij vijnë Tirana, Vllaznia dhe Luftëtari.
/f.a/abcnews.al