FOTO / Ky pallat në Durrës do të hidhet në erë me tritol sot

schedule11:25 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 11:25 - 3 Dhjetor, 2019

Dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit konsiderohen të mëdha sidomos në qytetin e Durrësit. Pas aksionit për shembjen e Hotel Lubjanës, nga ekspertët është parë e nevojshme edhe shembja e një tjetër pallati sot në Durrës.

Sipas raportimit shembja e këtij pallati do të bëhet me lëndë plasësse (tritol). Gazetarja Glidona Daci bën me dije se ekipet xheniere te Forces se Armatosur po përgatiten për shembjen e pallatit me shperthim të kontrolluar.

Ndërsa është duke u vendosur lënda plasëse.

Ditën e djeshme 11 grupe me ekspertë të huaj dhe shqiptarë kanë vijuar me kontrollin e banësave në qytetin e Durrësit. Mësohet se do të mbërrijnë ekspertë të tjerë të huaj për të kontrolluar gjithë zonën e prekur nga tërmeti./abcnews.al