FOTO/ Ky është viktima që u ekzekutua në Kodër Kamëz

schedule23:04 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 23:04 - 23 Dhjetor, 2021

Personi që shihni në foto është Can Kariçi, 30-vjeçari i cili u ekzekutua me armë brenda makinës me të cilën lëvizte në Kodër Kamëz. Kariçi  dyshohet se është ruajtur dhe më pas ekzekutuar me psitoletë sapo ka ndezur makinën në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.

Burime për ABC, bëjnë me dije se viktima ka qenë me precedent të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit. Kariçi është qëlluar brenda një makine me targa të huaja të cilën e përdorte për të lëvizur. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në makinën e Can Kariçit është gjetur një pistoletë “Berreta”, me plumb në gojë gati për qitje.

Can Kariçi me origjinë nga Dibra, ishte banues në lagjen Nr.1 Bathore. Ndërkohë një makinë tip “Audi” është gjetur e djegur në Institut, disa kilometra larg vendit të ngjarjes./abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!