Ky është Niko, shqiptari që vrau të dashurën ukrainase me bashkëshortin në Mykonos

schedule10:39 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 19 Tetor, 2020

Policia greke është duke kërkuar kudo shqiptarin e quajtur Niko, i cili dyshohet se vrau 45-vjeçaren ukrainase dhe të dashurin e saj disa ditë më parë në Mykonos.

Mediat greke kanë publikuar foto të shqiptarit, i cili njihej në zonë si Niko dhe kishte patur më herët marrëdhënie me ukrainasen Svetlana Fotini, raporton abcnews.al.

Niko, shqiptari qe dyshohet se masakroi ukrainasen ne Mykonos

Më herët, media greke bënë me dije se ai ishte konstatuar rastësisht nga policia gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Agrinios ku ishte me automjetin e tij, para se të vërtetohej se ai dyshohej për vrasje. Mbi të gjitha, kjo është arsyeja pse vlerësohet se ai mund të jetë arratisur në Shqipëri.

Lexo edhe: Vrau ish-të dashurën dhe bashkëshortin në Mykonos, autori dyshohet se po fshihet në Shqipëri

Dinamika e ngjarjes:

Sipas informacionit, ngjarja filloi pak pas mesnatës së 10 tetorit. Nën rrethana të paqarta, një makinë u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht në orët e para të së sielës, në zonën e Betlehemit të Loutraki.

Autoritetet e Policisë u vunë në kërkimit të pronarit të makinës, që ishte e 45-vjeçares. Sidoqoftë, ata nuk mund të hynin në shtëpinë e saj verore në Flampouros pa urdhër të një prokurori.

Të dielën në mëngjes, një burrë që jetonte pranë shtëpisë së 45-vjeçares pa gjakun që dilte nga dera e saj e përparme dhe njoftoi Policinë.

Kur policia arriti në shtëpinë e 45-vjeçares, ata gjetën derën e mbyllur me një zinxhir dhe një dry. Sipas mediave lokale, oficerët e policisë të AT Loutraki hynë në shtëpinë e 45-vjeçares nga Odesa, Ukrainë, rreth orës 16:15. Gruaja ishte e vdekur dhe e mbuluar nga gjaku. Një burrë i cili u konfirmua të ishte një farmacist i mirënjohur me të cilin kishte jetuar kohët e fundit ishte i vdekur pranë saj. Sipas policisë, të dy trupat kishin marrë goditje të shumta, ndërsa u gjetën plotësisht të zhveshur.

I dyshuar kryesor për vrasjen e tyre është një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije. Shkak i ngjarjes së rëndë mendohet të jetë bërë xhelozia. Shqiptari kishte pasur një lidhje me 45-vjeçaren ndërsa kjo e fundit kishte nisur një lidhje të re me farmacistin grek.

Pasi i vrau, autori u largua nga vendi i krimit me makinën e 45-vjeçares dhe më pas i vuri flakën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!