FOTO/ Ky është 39 vjeçari shqiptar që vrau me armë partneren rumune në Greqi

schedule09:47 - 16 Shkurt, 2024

schedule 09:47 - 16 Shkurt, 2024

Ky është 39 vjeçari shqiptar Gentian Mino, i cili u arrestua mëngjesin e së premtes në Greqi pasi vrau me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune 29 vjeçare, Jana Bajan. Ngjarja ndodhi në Heraklio të Kretës.

Ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune. Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.

kriti-drastis-mak

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!