FOTO/ Kosovë, çfarë u gjet në banesën ku fshihej “baroni i drogës” Gëzim Çela

schedule21:55 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 21:55 - 8 Dhjetor, 2023

Në Kosovë, këtë të premte u arrestua Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “Baroni i drogës”. Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Gjatë kontrollit në shtëpinë, në një fshat të Vitisë, ku strehohej Gëzim Çelaj, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë. Arma e zjarrit ishte futur në një sirtar.

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Kujtojmë se gjatë kontrolleve në vilën e tij në Fushë Kuqe është gjetur një sasi prej 18 kg kokainë.