Nisi pak më parë Dita e dytë e Kongresit të Partisë Socialiste duke mbajtur një minut heshtje ndaj viktimave të tërmetit të 26 nëntorit e thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla.
“Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, ju ftoj të gjithë të çohemi në këmbë në nderim të viktimave të 26 nëntorit”, tha Balla.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/855120468271710/
Ai vlerësoi qeverisjen e PS duke theksuar se është bërë shumë “në kaq pak kohë”, ndërkohë që u ndal edhe tek koalicioni me LSI në mandatin e parë duke sulmuar Monika Kryemadhin, Sali Berishën dhe Ilir Metën si aleanca kundër Reformës në Drejtësi.
Madje, Balla e krahasoi Metën me një personazh të njohur në Tiranë, siç është Ver Llapa.