FOTO/ Kjo është 25-vjeçarja që ndërroi jetë në Vlorë, makina që drejtonte përfundoi në kanal

schedule23:11 - 26 Janar, 2021

schedule 23:11 - 26 Janar, 2021

ABC siguron foton e Anxhela Çapos , 25-vjeçares që ndërroi jetë sot në Vlorë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në aksin Vlorë-Fier dhe përfundoi në kanal.

Burime bëjnë me dije se automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë trupi i vajzës ka dalë nga makina disa metra larg saj. E plagosur nga ky aksident, ka mbetur pasagjerja Silvi Muha, 22 vjeçe. Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.

Polici po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton që shkak të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë./mv.abcnews.al