Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Fier dhe përfundon në kanal, humb jetë shoferja 25-vjeçare

schedule19:40 - 26 Janar, 2021

schedule 19:40 - 26 Janar, 2021

Një 25-vjeçare, Anxhela Çapo ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme pasi ka humbur kontrollin e automjetit me të cilin po udhëtonte, duke dalë nga rruga në aksin Vlorë-Fier. Burime bëjnë me dije se automjeti është rrotulluar disa herë dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë trupi i vajzës ka dalë nga makina disa metra larg saj.

E plagosur nga ky aksident, ka mbetur pasagjerja Silvi Muha, 22 vjeçe. Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton që shkak të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

“Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./mv.abcnews.al