FOTO/ Këta janë vëllezërit që u gjetën të vrarë në Maliq, nëna e tyre denoncoi dje zhdukjen

schedule14:30 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 14:30 - 10 Dhjetor, 2020

ABC siguron fotot e Andrea dhe Martin Olldashit, dy vëllezërve të cilët u gjendën të vrarë ditën e sotme në Maliq. Dy vëllezërit nga Pogradeci ishin larguar nga shtëpia prej tre ditësh. Një ditë më parë nëna e tyre kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen e djemve.

Ata ishin me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e vendosjes së gjobave ndaj biznesmenëve dhe janë akuzuar për disa vjedhje të ndodhura në qytet.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po ndiqet itinerari i rrugës që i ka çuar ata nga Pogradeci në Maliq për të shkuar në zbardhjen e ngjarjes./mv.abcnews.al