Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maliq/ 30 krerë bagëti të imëta goditen nga rrufeja në malin e Nikollarës

schedule09:14 - 2 Korrik, 2026

schedule 09:14 - 2 Korrik, 2026

Rreth 30 krerë bagëti të imëta, dele dhe dhi, janë goditur nga rrufeja në malin e Nikollarës, në Njësinë Administrative Moglicë, Bashkia Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, bagëtitë ishin duke u kullotur në momentin kur në zonë nisi një rrebesh i fortë shiu, i shoqëruar me shkarkesa elektrike. Si pasojë e goditjes së rrufesë, të gjitha bagëtitë kanë ngordhur.

Ngjarja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronarin e tufës, ndërsa rrethanat e saj janë të lidhura me kushtet e pafavorshme atmosferike që përfshinë zonën./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!