U gjetën të vrarë me armë zjarri, dy vëllezërit dyshohen autorë të një atentati me tritol

schedule14:22 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 14:22 - 10 Dhjetor, 2020

Dy vëllezërit që u gjetën të vrarë mesditën e sotme në Maliq janë persona me precedentë të mëparshëm penal. Dyshohet se ata janë autorë të vendosjes së tritolit në lokalin e futbollistit Gjergji Leka në vitin 2012.

Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në Pogradec të cilët vendosnin gjoba ndaj biznesmenëve. Vëllezërit Olldashi njiheshin si përdorues të lëndëve narkotike dhe janë akuzuar si autorë të disa vjedhjeve.

Burime bëjnë me dije për ABC se nëna e tyre kishte bërë denocnim për zhdukjen e djemve dy ditë pas zhdukjes së tyre (në datë 9 Dhjetor). Një ditë pas denoncimit të saj vëllezërit nga Pogradeci u gjendën të pajetë në fshatin Zvirinë të Maliqit./mv.abcnewsa.l