Ylli i telenovelave turke, Asli Enver i ka dhënë fund beqarisë. Aktorja me origjinë shqiptare u martua me biznesmenin Berkin Gökbudak, me të cilin është bashkë prej rreth gjashtë muajsh. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë martesore me familjarët më të afërt të tyre.
Lajmin e ka bërë me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka ndarë disa foto nga dasma, ajo ka shkruar thjesht: “Po”. Kujtojmë që Asli ka qenë e martuar me Birkan Sokullu me të cilin u nda pas tre vitesh. Ajo ka qenë mjaft e komentuar dhe për lidhjen me këngëtarin Murat Boz.
Asli ka luajtur në shumë seriale turke por për shqiptarët njihet më së shumti me rolin te “Nusja nga Stambolli”.
/abcnews.al