Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë te dytë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale vetë ish-kryeparlamentarja.
Vajza e Topallit, Megi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. “Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e në të gjithë kemi zemrën plot,” ka shkruar Topalli, krahas fotos së publikuar.
Kujtojmë se Jozefina Topalli garoi në zgjedhjet e 25 prillit me partinë që ajo themeloi vetë “Lëvizja për Ndryshim”. Ish kryetarja e Kuvendit nuk arriti të marrë asnjë mandat dhe pas humbjes dha dorëheqjen nga partia që krijoi. g.v/abcnews.al