FOTO/ I vetmi flamur pa emër, AS injoron Kosovën dhe “tërbon” shqiptarët

schedule13:14 - 26 Mars, 2021

schedule 13:14 - 26 Mars, 2021

Kosova ndodhet në grupin B të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm, aty ku është edhe një vend që ende nuk e ka njohur pavarësinë e dardanëve, Spanja. Shkaqet janë të shumta, por ç’është më e rëndësishmja, ata nuk duan ta shohin Kosovën si shtet të vetëm.

Gjithsesi UEFA i detyron të luajnë ndaj përfaqësueses së shtetit të Kosovës dhe të jenë të detyruar të njohin dardanët me të gjitha të drejtat e tyre. Para pak javësh kishte probleme me mënyrën sesi pritej ta trajtonin Kosovën në ndeshjen në Spanjë dhe kur u duk se gjithçka u zgjidh, tashmë në skenë del një tjetër veprim injorues.

 

Një nga mediet më të mëdha sportive në Spanjë dhe Europë, AS në renditjen e Grupit B, ka vënë flamurin e Kosovës, por e ka lënë pa emër apo iniciale, ndryshe nga çka ndodhur me të tjerat. Natyrisht ky veprim ka rënë në sy menjëherë dhe ka ngjallur reagimin e shumë shqiptarëve.

Nuk dihet nëse ky është një veprim i qëllimshëm, apo gabim teknik. Ajo që ia vlen të shtojmë është se do apo s’do AS e Spanja, Kosova është shtet më vete dhe këtë nuk e mohon dot askush. /abcnews.al