Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Renato Hoxhës në Vlorë, policia ende nuk ka konkluduar në një pistë konkrete për vrasjen e tij. I ndaluar, si person në bashkëpunim në vrasje, është Eris Mehmeti i cili mesditën e sotme u la në burg nga gjykata e Vlorës, për përkahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës. Eris Mehmeti, me origjinë nga Tropoja, jetonte në Tiranë por shpesh herë udhëtonte në Dubai, teksa njihet dhe si mik i Roan Brahimit alias Sidorel Prendit siç duket nga fotoja e siguruar nga ABC Neës. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua një vit më parë në Athinë.
Sakaq 58-vjeçari Renato Hoxhaj i cili u ekzekutua në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë mëngjesin e së dielës dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje. Sipas të dhënave te siguruara deri tani nga grupi hetimor, dyshohet se Hoxhaj ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur kohë më parë në qytetin e Vlorës. Policia dyshon se Renato Hoxhaj mund te ketë pasur rolin e informatorit dhe për këtë arsye eshte ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje. Një ndër ngjarjet që po hetohet është vrasja e Gëzim Sinomatit. Një tjetër detaj në dosjen e policisë, është edhe fakti se Hoxhaj kohët e fundit kishte filluar të ruhej, i druhej një atentati, kjo edhe për shkak se kishte instaluar disa kamera pranë banesës së tij.
Hetuesit kanë mundur të zbulojnë edhe intinerin e vrasësit I cili rezulton që deri në Ksamil të jetë larguar me të njëjtën makinë. Aty ekzekutori ka zbritur dhe ka ecur në këmbë ndërsa më pas ka përdoru një taksi . Kjo e fundit po verifikohet nga policia për të gjetur gjurmë të tjra. Sipas te dhenave te deritanishme nga hetimi, një prej vrasësve dyshohet se është larguar në Greqi ilegalisht./abcnews.al