Një ngjarje e rëndë u raportua në Tiranë. Një banesë u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit humbi jetën i moshuari, Ramazan Karimani, rreth 75-vjeç.
Siç shihet edhe nga pamjet banesa është e shkrumbuar për shkak të zjarrit. Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, fatkeqësisht i moshuari nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas informacioneve, i moshuari Ramazan Karimani mblidhte kanaçe dhe sapo ishte kthyer në banesë ku edhe na ndezur zjarr për t’u ngrohur dhe më pas shtëpia është përfshirë nga flakët. Gjithashtu dyshohet se 75-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.
/abcnews.al/