FOTO/ I mbyllur prej 5 vitesh në shtëpi, i riu 320 kg nxirret me vinç nga kati i tretë

schedule13:38 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:38 - 22 Tetor, 2020

Një 30-vjeçar është cilësuar si njeriu më i shëndoshë i Britanisë.

Për 5 vjet Jason Holton ka qëndruar i bllokuar në banesën e tij, pasi nuk mund të dilte.

Prandaj u desh ndërhyrja e 30 zjarrfikësve që ta ngrinin me vinç nga banesa e tij në kat të tretë për një trajtim urgjent. Ata ishin në gatishmëri nëse krevati thyhej.

Duke folur nga shtrati i tij në spital, ai tha për The Sun: ‘Ishte e mahnitshme sepse ishte hera e parë në 5 vjet që provoja ajër të pastër. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!