VIDEO/ Djali i iku nënës nga duart, si ndodhi tragjedia në Kakavijë

schedule11:30 - 15 Gusht, 2020

schedule 11:30 - 15 Gusht, 2020

Ka marrë përmasa tragjike pritja prej tre ditësh e mijëra shqiptarëve në doganën e Kakavijës me qëllim kalimin për në Greqi.

Siç raportoi më herët gazetari Orges Sako për Abcnews.al, një autoambulancë që po transportonte një të sëmurë kë përplasur për vdekje një 10 vjeçar.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se në momentin e aksidentit i mituri ka qenë nën shoqërinë e nënës së tij, të cilët në momentin që kanë tentuar të kalojnë rrugën nuk e kanë parë autoambulancën.

Burime për Abc News bëjnë me dije se familja e 10 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht këtë të shtunën kishin që prej ditës së djeshme që ndodheshin në radhë për të kaluar kufirin në drejtim të shtetit fqinj Greqisë.

Lexo edhe: Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al, përplasja ka qenë e fortë duke mos i lënë asnjë shans fëmijës për të shpëtuar.

Ndërkohë shoferi i ambulancës për shkak të përplasjes ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën e parë mjeksore.

Lexo edhe: FOTO/ Ambulanca vrau 14 vjeçarin në Kakavijë, flasin dëshmitarët

Ai është përplasur nga pjesa e majtë e automjetit.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!